Fitër Bajrami, urime për besimtarët
Lokale

Fitër Bajrami, urime për besimtarët

18.Aug.2012 18:27
0

 I urojmë të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Dëshirojmë që në këtë festë të mbretërojë paqja, toleranca  në mes besimtarëve dhe ti shtrimë njëri tjetrit dorën e pajtimit.

Kështu do të jetë një festë më kuptimplote te Zoti dhe do të jetë më i pranuar muaji i Ramazanit, por edhe vetë festa e Bajramit. Të gjithë besimtarëve mysliman Urime Festa e Bajramit.

Këshilli i Bashkësia Islame – Bujanoc

Kryetar,  Sulejman Fejzullahu

************************************************************************************************************************* Me rastin e festës së Fiter Bajrami në Emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve islam i uroj festën e Fiter Bajramit duke dëshiruar që mes nesh të mbretëroj Dashuria, Solidariteti, Tolerance e Uniteti sepse vetëm në ketë mënyrë do të jemi të lumtur. Bajrami të cilin e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është edhe një rast që ti falënderohemi Atij që po mundemi të jetojmë nën rrezet e besimit tonë, ti gëzohemi njëri tjetrit dhe ta ndajmë dashurinë mes vete, të shprehim humanitetin tonë dhe dhembjen ndaj atyre që për shkaqe të ndryshme nuk mund ti gëzohen tërësisht çasteve të lumturisë të përgjithshëm. Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë Bajrami, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese, dashurinë ndaj familjes dhe miqve e fqinjëve, të respektojnë konceptin universal e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu. Kam kënaqësinë, që në emrin tim dhe administratës komunale, të ju uroj të gjithëve Festën e Fitër Bajramit dhe bashkë me ju të ndaj gëzimin dhe dashurinë që sjell për ne kjo festë e madhërishme.

 Kryetari i komunës së Bujanocit

Mr. Nagip Arifi

******************************************************************************************************************************

Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij. Fitër -Bajrami është dita e sakrificës dhe e mirësisë. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore” thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Mustafa.

    Ragmi Mustafa

Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së

****************************************************************************************************************************

Të nderuar vëllezër dhe motra;  Me rastin e festës së Fiter Bajramit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, në emër të KKSH-së i uron të gjith besimtarët mysliman për këtë ditë të bekuar. Uroj që kjo ditë të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lumturi në gjitha familjet shqiptare. Lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na pranoj agjërimin dhe shpërlej për veprat e mira. Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit - Paqa qoft mbi Ju.

 Këshilli Kombëtar Shqiptar

 Zyra për Informim 

******************************************************************************************************************************

 

Me rastin e festës së Fitër  Bajramit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, të gjithë besimtarëve musliman ua uron këtë ditë të begatshme, me dëshirën që në familjet e tyre të mbizotëroje paqja dhe lumturija. Festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie,nidhmën për ata që humbën më të dashurit e tyre e që sot në këtë ditë gëzimi ndjejnë mungesën më të madhe për bijtë e tyre dëshmorë. Kjo festë fetare, pas sakrificës së agjërimit të ramazanit, uroj qe tu shërbejë të gjithë besimtarëve, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më  human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja.

Kryetari i OVL-së

Edmond Isufi

**************************************************************************************************************************

Partia Demokratike të gjithë besimtarëve të fesë Islame i uronë festën e madhe të Fitër Bajramit, urojmë që ditën e solidaritetit, dashurisë familjare, përkushtimit, krenarisë kombëtare, ta kaloni në mesin e të dashurve tuaj ku gjithmonë mbizotëroftë gëzimi, paqja, harmonija dhe shëndeti. Urojmë nga zemra që në këtë ditë të harmonizohen vlerat më të larta të njerzimit, solidaritetit, dashurisë dhe rrespektit të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Feja islame preferon, dashurinë përballë urrejtjes, moralin përballë jo moralit, tolerancën përballë tensionimeve, rrespektin përballë dhunës, kujdesin përballë neglizhencës dhe solidaritetin përballë egoizmit, dhashtë zoti që këto vlera positive të mbizotërojnë tek ne. urimë festa e Fitër Bajramit.

 Shërbimi për informim i

Partisë Demokratike

******************************************************************************************************************************

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri saj Jonuz Musliu, me rastin e festës së Madhe të Fitër Bajramit, i përgëzon gjithë besimtarët e fesë islame për kryerjen e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. - Në këtë festë gëzimi dhe hareje e kemi për detyrim angazhimin tone të përbashkët për një të ardhme sa më të mirë e sa më të lumtur, që shqiptarët e Luginës së Preshevës, të kalojnë një jetë me dinjitet, një perspektivë të shëndoshë ashtu siç e duam dhe e dëshirojmë - thuhet në mesazhin e urimit të LPD-së. Kjo festë kaq e dashur, po na gjen më të organizuar si komb, pikërisht në këto 100 vjet të shtetit shqiptar, ndaj më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta gjithë vëllezërve e motrave myslimane kudo qofshin ata, thuhet mes tjerash në urimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik.  

Lëvizja e Progresit Demokratik

Kryetar, Jonuz Musliu

**************************************************************************************************************************

Të nderuar  vëllezër  dhe motra në Islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit ju përgëzojmë  për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, duke ju uruar  Fitër - Bajramin, e duke e lutur Zotin e Madhërishëm që gjithë atyre që kanë agjëruar  që t'ia pranojë  agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kanë bërë gjatë muaji të shenjtë, në shenjë respekti ndaj Krijuesit të gjithësisë. Urojmë  që në shtëpitë tuaja të mbretërojë  paqa, mirëqenia, prosperiteti, toleranca e dashuria për njeriun.  Urojmë  që në  këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale  dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit. Edhe një herë    Organizata Humanitare Kulturore ”Horizonti ” nga Bujanoci ju uron Fitër – Bajramin,  duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ambientet  tuaja familjare, farefisnore dhe mbarë vëllazërore.

                                                                                      NGA KRYESIA E OKH-së

HORIZONTI 

**************************************************************************************************************************

Urojmë që në ditët e festës së Fitër Bajramit në familjet tuaja të mbretërojë toleranca, solidariteti, paqja dhe vëllazëria në mënyrë që t’i përballojmë më lehtë sfidat me të cilat po përballet bota jonë myslimane. Andaj lë të shërbejë kjo festë si shembull për tu vëllazëruar dhe punuar për një shoqëri të shëndosh dhe prosperuese. Andaj e lusim Zotin që të na pranojë agjërimin e Ramazanit dhe të na shpërblejë më të mirat e Tij. Urime festa e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve mysliman.  

                                                                                                             OKH  “VËLLAZËRIMI”

Bujanoc 

                                                                                         **************************************************************************************************************************

Të nderuar qytetarë të besimit musliman të Luginës, më lejoni që në emer të Bashkimit Demokratik të Lugineës  dhe nemrin tim personal tju uroj  Festën  e Fitër Bajramit   me shpresë që i Madhi Zot të pranoj  agjërimin dhe sakrificën tuaj gjatë këtij muaji të Shenjët të Ramazanit. Fitër Bajrami është Festë e sakrificës,solidaritetit,mirësisë e dashurisë mes njerëzve,andaj ti harrojm për nje moment tana gjerat jot ë mira që na përcollen gjat kësaj kohe të shkuar  dhe të preferojmë ,paqë ,dashuri ,solidaritet e harmoni mes njerëzve gjatë këtyrë ditëve të Festës së Shenjët të Fitër Bajramit. Uroj që kjo Festë të  zhvillohet në  paqë dhe dashuri në familjet tuaja  e në vecanti në familjet  besimtarëve musliman të Luginës.

Bashkimi Demokratik i Luginës

Kryetari, dr.Skender Destani

Jemi bo për vitra !
Rikthehen zjarret në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration