Fillon faza përgatitore Bellanoc-Stançiq, vendkalimi kufitar Miratoc- Llojan nuk përmendet
Lokale

Fillon faza përgatitore Bellanoc-Stançiq, vendkalimi kufitar Miratoc- Llojan nuk përmendet

20.May.2018 09:51
0
Komuna e Likovës ka njoftuar se kanë filluar punimet përgatitore në pikën kufitare Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë dhe Kosovën.

“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Komunës së Likovës, pasi po i vjen fundi pritjes së gjatë dhe kilometrave të shumtë të cilët i kemi bërë për tu takuar me familjarët dhe miqtë tanë në shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Likovës, shkruan Titulli.com.

Kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi ka qëndruar për vizitë në fshatin Bellanoc dhe është shprehur falënderues ndaj qeverisë së Maqedonisë.

Arifi nuk përmendi hapjen u vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc që lidh banorë të komunës së Preshevës dhe asaj të Likovës.

Më 9 Maj të këtij viti përfaqësues të komunës së Preshevës dhe asaj të Likovës kanë mbajtur tubime ndaras edhe në vendkalimin kufitar e mbyllur Llojan-Miratoc dhe kanë kërkuar që kjo të hapet për të mundësuar lëvzijen e lirë me Preshevën./Titulli.com/

Turqia shton iftar madhështor për 2000 persona në Preshevë
Prokurimet publike transparente, në Bujanoc 3 ndërsa në Preshevë vetëm 1 bashkëpunëtorë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration