Foto: Facebook-Sh.Arifi
Lokale
Fillojnë punimet në rregullimin e vendkalimit hekurudhor në Preshevë
Kanë filluar punimet në rregullimin e vendkalimit mbi hekurudhë në Stacionin Hekurudhor të Preshevës."Vitin e kaluar filluam bisedime serioze me Hekurudhat e Sërbisë për zgjidhjen e çështjes së pritjeve të gjata kur kalojnë trenat. U bë një zgjidhje e përkohshme e ndarjes së trenave të cilët ndaloheshin mbi vendkalim për kontroll doganore", thuhet në njoftimi i kryetarit të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës.
Sipas këtij njoftimi filluan punët në rregullimin e këtij vendkalimi në mënyrë që qytetarët të qarkullojnë më lehtë mbi hekurudhë, pa iu dëmtuar automjetet e tyre./Titulli.com/