Fillojnë xhirimet e filmit "Shpresa e Humbur" edhe në Bujanoc
Filmi "Shpresa e Humbur" i regjisorit Valton Jakupi ka filluar xhirimet edhe në komunën e Bujanocit.Në fshatin Maltërnoc të Bujanocit filloi kllapa e parë e filmit “Shpresa e Humbur” ku ishin të inkuadruar aktorë nga Kosova e Maqedonia, por që jetojnë në vende të ndryshme të evropës si në Austri, Suedi, Zvicër, Belgjikë etj.
Sipas Regjisorit-Skenaristit të filmit Valton Jakupi xhirimet e filmit janë duke shkuar sipas planit dhe falemderon shume castin e aktorëve të inkuadruar në Bujanoc si Blerim Hasanin, Begzad Abdullahu, Njomza Ibrahimi, Barbara Heim, Osman Tahiri, Xheneta Saliu, Djellza Abdullahu, Albin Beka, Fatmir Selimi, Rijad Demiri dhe Imamin e Maltërnocit Ibrahim Demiri.
Po ashtu në ndihmë të regjisorit Valton Jakupit ishte edhe profesori njëherit piktori Xhevdet Dulaj që u përkujdes për grimin e aktorëve.
Stafi i aktorëve ka falënderuar fshatarët e Mal Ternocit për mikpritjen bujare që treguan ndaj gjithë stafit ndërsa për xhirimet në komunën e Bujanocit është angazhuar produksioni filmik “Evolution” me producent Jeton Ismailin.