Fillojnë përgatitjet për regjistrim në fakultetin ekonomik në Bujanoc, apliko
Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc ka filluar procedurat për regjistrimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2018/2019.Shërbimi i këtij fakulteti ka njoftuar se afati për aplikimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/19 bëhet më 20-21 Qershor ndërsa provimi pranues mbahet më 29 Qershor.
Andaj të gjithë të interesuarit për informata shtesë rreth studimeve dhe regjistrimit në këtë fakultet mund ti merrni në shërbimin e studentëve pranë këtij fakulteti.
Në këtë fakultet studimet vijohen nga studentë të vendeve të ndryshme në gjuhën serbe dhe ate shqipe./Titulli.com/