Familja Rexhepi në Bujanoc kërkon ndihmë urgjente për mjekim
Familja Rexhepi nga Mal Tërnoci me banim në një shtëpi mjaft të vjetër në qytetin e Bujanocit po përballen me vështirësi mjaft të mëdha financiare e shëndetësore andaj kërkojnë dhe luten që njerëzit e vullnetit të mire ti dalin në ndihmë me aq sa kanë mundësi për tejkalimin e kësaj gjendje.Kjo familjeje ka drejtuar Titulli.com me një kërkesë për nevojë për ndihmë financiare për shkak të një operacioni qe ka gruaja e kësaj familjeSelvije Rexhepi me gjendje të rëndë shëndetësore.
“Gjendja e Selvijes vetëm sa vjen e përkeqësohet andaj i nevojiten një ndërhyrje kirurgjike në spitalin e Vrajës mirëpo po përballemi me problem financiare për sigurimin e barnave”, i tha Titulli.com kryefamiljari.
Selvija si bashkëshorte tregon se jetojnë në një dhomë të vetme dhe të vetmin burim financiar kanë ndihmat sociale me të cilat paguajnë dhomën ku jetojnë e cila nuk i përmbush as kushtet elementare dhe përbën rrezik për gjendjen e saj shëndetësore të dobët.
Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Rexhepi mund të kontaktojnë me kryefamiljarin në këto numra telefoni 063 74 77 241, 063 130 58 97./Titulli.com/