Foto: bujanovacke.rs
Lokale
Fadil Haliti, kryeshef i ri i administratës komunale në Bujanoc
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka votuar për kryeshef të ri të administratës, Fadil Halitin, punëtorë disa vjeçar në administratën komunale.“Në Seancën e VIII të Këshillit komunal, duke u bazuar në Konkursin e rregullt për zgjedhjen e kryeshefit, anëtarët e Këshillit komunal votuan njëzëri Fadil Halitin për kryeshef të ri të Administratës komunale”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Fadil Haliti ka ushtruar postin e kryeshefit të administratës komunale nga momenti i tërheqjes nga kjo detyrë e Ismail Pajazitit./Titulli.com/