Lokale
EU PROGRES shpalos rezultatet dhe përfituesit e programit (foto)
Nëntë gra kanë fituar punësim në kohë të pacaktuar përmes hapjes së bizneseve të tyre, kurse 16 projekte për promovimin e barazisë gjinore në jug dhe jugperëndim të Serbisë janë realizuar në mënyrë të suksesshme përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, Qeverisë së Zvicrës, përmes Programit për partneritet evropian për komuna - EU PROGRES, me një shumë prej 73.220 euro.
Ndërmarrjet nga Novi Pazari, Rashka, Leskoci, Prokuplja, Surdulica, Bllaca dhe Vranja, të cilat merren me prodhimit e rrobave, bizhuterive, rrobaqepësi, kontabilitet, stomatologji, kultivimin e kërpudhave dhe veprimtari tjera, kanë fituar pajisje për të filluar bizneset e tyre.
Përveç kësaj, për një ndërmarrje ekzistuese, pronar i së cilës është një grua, është bërë plani i marketingut i cili do të zhvillojë dhe përmirësoj biznesin.
“Jam shumë e gëzuar, pasi që në këtë kohë krize kamë punësim dhe fitim për në jetë normale. Tani kam qëllime tjera, pasi bëjë punën që dua. Jam krenare me punën time, pasi që klientët janë të kënaqur”, është shprehur Katarina Mutavdxhiq nga Rashka, pronare e firmës për prodhimin e gardërobës për meshkuj, femra, dhe fëmijë, “Unique by Katarina”.
Sipas kumtesës së programit EU PROGRES dërguar portalit Informativ Titulli, mekanizmat lokale për barazi gjinore në Prokupje, Zhitoragjë, Kurshumli, Bujanoc, Vranjë, Vlladiçki Han, Vllasotince, Lebanë, Bojnikë, Medvegjë, Rashkë, Tutin, Sjenicë, Nove Varoshi, Prijepolje dhe Priboj, janë realizuar në mënyrë të suksesshme 16 projekte.
Projektet e realizuara kanë ndihmuar në përmirësimin e shëndetit tek gratë, përfshirjen e grave në politikën lokale, luftën kundër dhunës në bazë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave dhe promovimin e barazisë gjinore tek vetëqeverisjet lokale ku merren edhe vendimet, si dhe në komunitet më të gjerë.
Vlen theksuar se Bashkimi Evropian financiarisht e mbështet Programit për partneritet evropian për komuna - EU PROGRES, me 14, 1 milion euro, Qeveria e Zvicrës 2,9 milion euro, ndërsa Qeveria e Republikës së Serbisë merr pjesë me 3,6 milion euro, thuhet në kumtesë.
EU PROGRES ka për qëllim të mbështesë zhvillimin shoqëror-ekonomik në 25 komuna në jug dhe jug-perëndim të Serbisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!