Ekspozita nga nxënësit ende e hapur në Bujanoc
Hapet ekspozita e pikturës në lokalitet shtëpisë së kulturës në Bujanoc, organizuar nga Shqiprim Fejzullahu me prezantimin e 215 pikturave nga 12 nxënës.Në hapjen solemne morën pjesë mbi 80 persona ndërsa të interesuarit e artit ka vizituar edhe pikturat e vendosura.
Sipas Shqiprim Fejzullahut organizator i ekspozitës së pikturës për Titulli.com deklaroi se është i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen e ekspozitës.
“Jam i kënaqur shprehjen e interesimit të qytetarëve për të parë nga afër pikturat e përgatitura nga nxënësit e mi, ku këta nxënës morën edhe komplimente të shumta nga artdashësit. Tani nxënësit janë edhe më të motivuar për të punuar”, u shpreh Fejzullahu për Titulli.com.
Hapja zyrtare e ekspozitës së pikturave të përgatitura është bërë me datën 7 Qershor me fillimin në ora 17:00 me qëllim paraqitjen e artit realist me karakter edukativ, informues dhe sensibilizues./Titulli.com/