Ekspozita e lopëve mbahet më 30 shtator në Bujanoc
Stacioni i Veterinarisë organizon ekspozitën e tretë me radhë të lopëve që do të mbahet në stadiumin e qytetit në Bujanoc më 30 shtator.Ftohen blegtorët që ruajnë lopë të ekspozojnë llojin e gjedheve të racës simentale dhe se janë të parapara edhe shpërblime për vendet fituese.
Për herët të parë organizimi i këtillë është mbajtur në vitin 2015 në fshatin Levosojë të komunës së Bujanoci dhe janë prezantuar 72 lopë nga 62 pronarë.
Gjithashtu vlen të theksohet se në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor të vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve./Titulli.com/