Ekspozitë e piktorëve nga Tërnoci në Solothurn
Lokale

Ekspozitë e piktorëve nga Tërnoci në Solothurn

31.May.2016 12:23
0
Shoqata kulturore e mërgimtarëve tërnovcas "Jehona" Në lokalet e TV Syri Blu në Solothurn organizoi të shtunën e shkuar ekspozitë të përbashkët të dy piktorëve tërnovcas Naski Abdixhiku dhe Rafet Ademi.

Piktori Naski Abdixhiku u prezentua me 12 punime që i gërshetoi me titullin “Kur të ikë mendja“. Punimet e Naski Abdixhikut të vlersuara lart nga kritika e artit i dhan kënaqësine vizitorëve e shijimit të artit me motive kryesisht autoktone shqiptare. Piktori falënderoi të pranishmit dhe theksoi se kjo ekspozitë është një kontribut i tij modest artit në përgjithsi : Shpresoj se në kuadër të Shoqatës kulturore do te jap maksimumin në të mirë të mërgimtarëve tërnovcas, potencoi piktori Naski Abdixhiku.

Edhe Rafet Ademi falënderoi për kujdesin Shoqatën Kulturore “Jehona“ rreth organizimit të kësaj Ekspozite: Ekspozita ime i kushtohet më të dashurës - vendlindjes sime , prandaj edhe titullohet “Motive tërnovcase“ dhe veç pikturave është edhe kolorit fotografish me motive të Tërnovcit dikur.

Fjalë miradije per ekspozitën patën edhe Kryetari i LDK për Zvicër z. Haki Latifi, antari i kryesisë së degës së Burgdorfit z. Ramiz Gashi e shumë të tjerë. Ekspozita e dy piktorëve tërnovcas njëherit ishte edhe aktiviteti i parë kulturor i SHKMT “Jehona“.

Komisioni per media i Shoqatës kulturore të mërimtarëve tërnovcas “Jehona“-Zvicër./Titulli.com/

Zoran Stankoviq uron Arifin për zgjedhjen kryetar të komunës së Preshevës
Modernizohet rruga hekurudhore Vrajë-Preshevë më kredi të Rusisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration