E kthejnë nga Belgjika në Preshevë, kërkon ndihmë pasi nuk ka shtëpi (video)
Lokale

E kthejnë nga Belgjika në Preshevë, kërkon ndihmë pasi nuk ka shtëpi (video)

07.Jan.2013 10:33
0
lindije-taipiShtëpia, shtylla kryesore e çdo personi,gjëja më me rëndësi në jetën e çdo familjari, ëndrra e secilit person është të ketë një shtëpi të bukur. Por në të shumtën e rasteve kjo ëndërr nuk bëhet realitet. Një kulm mbi kokë e ëndërron edhe familja Taipi nga fshati Shoshajë e komunë së Preshevës, pasi edhe një dhomë e vetme për ta do të ishte dhurata më e mirë për fëmijët e kësaj familje. Lindije Taipi nënë e tre fëmijëve tani e një muaj është kthyer nga Belgjika, ajo tregon për kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen çdo ditë. “Ne jemi me kushte të vështira dhe nuk kemi shtëpi, rrimë te kunati i cili është pa punë. Jemi nëntë anëtarë. Deri sa kemi qenë në Belgjikë kemi marrë ndihma nga shteti, por na erdhën përgjigjet negative për kërkim azili dhe na kanë kthyer në shtëpi. Vetëm rrugën për me ardhë në shtëpi na kanë paguar dhe asgjë tjetër”, është shprehur Lindije Taipi, raporton Televizioni Presheva. Për dy vite rresht jetoi me tre fëmijët e saj në Belgjikë, por pasi mori përgjigjen negative ajo u detyrua të kthehej në vendlindje. Duke marrë parasysh që ishte e vetme dhe duhej të kujdesej për tre fëmijët e saj,tani momentalisht është strehuar tek kunati i saj në fshatin Shoshajë. Por për të kërkuar  ndihmë,ajo ka gjetur mbështetje tek Qendra Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë  të cilët kanë menduar për të gjetur zgjidhje,duke marrë iniciativë për ti ndihmuar me një shtëpi. E gjithë kjo përpjekje është bërë edhe nga përfaqësuesi i Qendrës Solidaritet dhe Avancim me qendër në Bruksel,i cili është përpjekur që kjo familje të bëhet me shtëpi duke bërë apel tek të gjithë ata që kanë mundësi financiare për të ndihmuar një nënë me tre fëmijë./Titulli.com/ http://youtu.be/RXKuiDR7TL8 __________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion shqiptarëve për heqjen e lapidarit
Fillon shkolla e avancimit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration