Drejtoria e shkollës: Kujdes më lajmet e publikuara rreth aksidentit të maturantëve në Bujanoc
Lokale

Drejtoria e shkollës: Kujdes më lajmet e publikuara rreth aksidentit të maturantëve në Bujanoc

18.Jun.2019 08:36
0

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc përmes një letre të publikuar ka njoftuar për gjendjen e nxënësve maturantë që u aksidentuan më 16 qershor në magjistralen Bujanoc- Gjilan në afërsi të fshatit të Turi.

 “Të nderuar nxënës, prindër, profesorë e në veçanti maturantë, në radhë të parë ju njoftoj se gjendja shëndetësore e Amarit dhe Vjollcës është duke u përmirësuar vazhdimisht. Përkujdesja e ekipit mjekësor të Nishit është shumë e kënaqshme. Falënderoj edhe maturantët e shkollës, prindërit dhe personelin e shkollës me solidarizimin që patën me tre maturantët e lënduar”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.

Gjithashtu përmes njoftimit luten portalet lokale dhe nacionale që të jenë të kujdesshëm për publikimin e të dhënave për gjendjen shëndetësore të Amarit dhe Vjollcës dhe se paraprakisht të konfirmojnë lajmin me anëtarët e familjes apo organet e shkollës. 

Nga aksidenti i ndodhur me makinë dy maturantë janë dërguar në spitalin e Nishit të cilët kanë lëndime të rënda trupore ndërsa njëri prej tyre është i shtrirë në qendrën spitalore të Vrajës./Titulli.com/

 


Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration