Drejtim të Kosovës: Pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë me pritje (video)
Lokale

Drejtim të Kosovës: Pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë me pritje (video)

23.Sep.2021 07:33
0

Kenan Sylejmani është banor i Luginës së Preshevës e këtë të mërkurë i është dashur të vijë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë.

Sylejmani me të arritur në kufi është dashur të zëvendësojë targat e Serbisë me ato provuese të Kosovës.

Derisa mirëpret masën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, Sylejmani thotë se nuk ka nevojë për lehtësira ose kompensim karshi kësaj mase. 

Për dallim nga ai, një tjetër qytetar thotë se lehtësimet për shqiptarët që jetojnë në Serbi janë të domosdoshme.

Si rezultat i masës së vendosur, qytetarët që kanë kaluar në këtë pikë kufitare thonë të kenë pritur deri në një orë.

Pritje në kolona janë vërejtur edhe te Dheu i Bardhë derisa nuk është raportuar për ndonjë incident.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka premtuar se do të lehtësojnë procedurat për shqiptarët në Serbi, por që nuk ka treguar se si do të bëhet një gjë e tillë.

Që nga viti 2011, kur është nënshkruar marrëveshja për targat, qytetarët e Kosovës, të cilët kanë shkuar në Serbi, është dashur që të pajiseshin me targa të përkohshme.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration