Dita e mësuesit festohet edhe në Bujanoc e Preshevë, 1213 mësues në shkollat shqipe
Sikur në të gjitha vendet e rajonit ku mësohet shqip edhe në Luginë të Preshevës festohet "7 Marsi-Dita e Mësuesit" që i kushtohet personelit edukues të shkollave.Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim parashkollor, fillorë e të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë për Titulli.com se arsimi shqip përballet më probleme të ndryshme duke filluar me mungesën e teksteve shkollore, mungesën e kabineteve për lëndë të caktuara, provimi i licencës e probleme tjera janë pengesa kryesore për avancimin e mësimit në shkollat shqipe.
Sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë mësimet në gjuhën shqipe i vijojnë afro 6500 nxënës në shkollimin fillorë dhe të mesëm, shkruan Titulli.com.
Në bazë të të dhënave që ka siguruar Titulli.com në shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Bujanoc janë të angazhuar 393 punëtorë me personel arsimorë dhe ndihmës.
Ndërsa në shkollat e komunës së Preshevës janë të angazhuar afro 820 punëtorë me personel arsimorë dhe ndihmës.
Për nderë të ditës së mësuesit në Bujanoc dhe Preshevë do të jetë edhe Presidenti shqiptarë, Bujar Nishani I cili do të marrë pjesë në disa aktivitete kulturore kushtuar kësaj feste ndërsa edhe shkollat në mënyrë të ndryshme shënojnë këtë datë historike.
Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe me mësues e drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri dhe nga ajo ditë 8 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike./Titulli.com/