Diplomatët amerikanë: Serbia ta njohë Kosovën, s'është koha për shkëmbim territoresh
Lokale

05.May.2018 07:15
0
SHBA'të do të duhej të vazhdojnë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE, por edhe për pozicionin e Serbisë se nuk ka anëtarësim pa njohjen e Kosovës dhe përshtatjen politikës së BE-së ndaj Rusisë, theksohet në raportin e institutit amerikan Lindje-Perëndim (East-West Institute) dhe Komitetit Kombëtar për Politikë të Jashtme amerikane (National Committee on American Foreign Policy

Në raportin “Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor, Rekomandime për diplomacinë amerikane” theksohet se SHBA’ja duhet të inkurajojë BE-në që të aktivizojë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga Serbia.

Autorët e raportit, ndër të cilët janë presidenti i Institutit Lindje-Perëndim dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi Cameron Munter, dhe ish i dërguari amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, vlerësojnë se SHBA dhe BE duhet bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar të angazhohen për zgjidhjen e problemeve të nxehta në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të pengohet konflikti potencial në atë rajon.

Në raportin e publikuar më 2 maj thuhet se është i nevojshëm “aksioni i drejtpërdrejtë dhe i vendosur” i SHBA dhe i BE, meqë “Ballkani Perëndimor, që përfshin BeH, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Serbinë, përsëri është kthyer në territor që shqetëson për shkak të mangësive në qeverisjen e brendshme, sfidave ekonomike, fërkimeve etnike brenda rajoneve dhe për shkak të ndikimeve të jashtme”.

Në raportin që përmban rekomandime thelbësore për secilin vend të rajonit veç e veç, autorët theksojnë se  SHBA duhet të inkurajojë BE’në që të aktivizojë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga Serbia.

Kur është fjala për Kosovën, në raport theksohet se SHBA duhet të inkurajojë BE’në që të ngjall dialogun e Kosovës me Serbinë me mbështetje të SHBA  për të penguar vazhdimin e rrëshqitjes së Kosovës në drejtim të konfliktit të ngrirë.

SHBA do të duhej të inkurajojë BE’në që sërish të konfirmojë se Kosova është në rrugë kredibile të anëtarësimit ndonëse i mbeten shumë punë për të bërë, ndërsa Serbisë duhet t’ia bëjë të qartë se anëtarësimi i saj në BE kërkon njohjen e Kosovës dhe se duhet ta dijë se kur të  bëhet anëtare e BE’së nuk mund ta pengojë anëtarësimin eventual të Kosovës në Union.

Po ashtu, NATO bashkë me Kosovën duhet të punojnë për zhvillimin e një force të vogël ushtarake mbrojtëse , me armatim të lehtë, ndërsa procesi i formimit të asaj force duhet të përfshihet në dialogun midis Kosovës e Serbisë, por me asnjë kusht Serbia nuk do të duhej të ketë të drejtën e vetos në atë proces, thuhet në raport.

KFOR’i duhet të mbetet në Kosovë, porse ekzistimi i bazës së përhershme të NATO’s ose të bazës amerikane në rajon pa nevojë do të provokonte Serbinë dhe Rusinë

Në raport theksohet edhe se zgjidhja kërkon që Serbia dhe Kosova të zgjidhin mosmarrëveshjet rreth shtetësisë së Kosovës dhe shtohet se normalizimi do t’i sillte dobi rajonit, Serbinë do t’ia afronte BE-së, kurse Kosovës do t’ia mundësonte të kërkojë anëtarësim të plotë në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Autorët e raportit theksojnë po ashtu se në procesin e normalizimit “një ditë do të mund të jenë të nevojshme propozime të reja kreative”, por shtojnë se “mundësia e marrëveshjes së madhe  që do të mund të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë” të cilën e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është ide të cilës ende nuk i ka ardhur koha, me gjithë anën tërheqëse fillestare të saj si ikje inventive nga rrëshqitja e Kosovës në drejtim të statusit të konfliktit të ngrirë”.

t amerikanë: Serbi ta njohë Kosovën, s’është koha për shkëmbim territoresh

SHBA’të do të duhej të vazhdojnë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE, por edhe për pozicionin e Serbisë se nuk ka anëtarësim pa njohjen e Kosovës dhe përshtatjen politikës së BE-së ndaj Rusisë, theksohet në raportin e institutit amerikan Lindje-Perëndim (East-West Institute) dhe Komitetit Kombëtar për Politikë të Jashtme amerikane (National Committee on American Foreign Policy),.

Në raportin “Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor, Rekomandime për diplomacinë amerikane” theksohet se SHBA’ja duhet të inkurajojë BE-në që të aktivizojë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga Serbia.

Autorët e raportit, ndër të cilët janë presidenti i Institutit Lindje-Perëndim dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi Cameron Munter, dhe ish i dërguari amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, vlerësojnë se SHBA dhe BE duhet bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar të angazhohen për zgjidhjen e problemeve të nxehta në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të pengohet konflikti potencial në atë rajon.

Në raportin e publikuar më 2 maj thuhet se është i nevojshëm “aksioni i drejtpërdrejtë dhe i vendosur” i SHBA dhe i BE, meqë “Ballkani Perëndimor, që përfshin BeH, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Serbinë, përsëri është kthyer në territor që shqetëson për shkak të mangësive në qeverisjen e brendshme, sfidave ekonomike, fërkimeve etnike brenda rajoneve dhe për shkak të ndikimeve të jashtme”.

Në raportin që përmban rekomandime thelbësore për secilin vend të rajonit veç e veç, autorët theksojnë se  SHBA duhet të inkurajojë BE’në që të aktivizojë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga Serbia.

Kur është fjala për Kosovën, në raport theksohet se SHBA duhet të inkurajojë BE’në që të ngjall dialogun e Kosovës me Serbinë me mbështetje të SHBA  për të penguar vazhdimin e rrëshqitjes së Kosovës në drejtim të konfliktit të ngrirë.

SHBA do të duhej të inkurajojë BE’në që sërish të konfirmojë se Kosova është në rrugë kredibile të anëtarësimit ndonëse i mbeten shumë punë për të bërë, ndërsa Serbisë duhet t’ia bëjë të qartë se anëtarësimi i saj në BE kërkon njohjen e Kosovës dhe se duhet ta dijë se kur të  bëhet anëtare e BE’së nuk mund ta pengojë anëtarësimin eventual të Kosovës në Union.

Po ashtu, NATO bashkë me Kosovën duhet të punojnë për zhvillimin e një force të vogël ushtarake mbrojtëse , me armatim të lehtë, ndërsa procesi i formimit të asaj force duhet të përfshihet në dialogun midis Kosovës e Serbisë, por me asnjë kusht Serbia nuk do të duhej të ketë të drejtën e vetos në atë proces, thuhet në raport.

KFOR’i duhet të mbetet në Kosovë, porse ekzistimi i bazës së përhershme të NATO’s ose të bazës amerikane në rajon pa nevojë do të provokonte Serbinë dhe Rusinë

Në raport theksohet edhe se zgjidhja kërkon që Serbia dhe Kosova të zgjidhin mosmarrëveshjet rreth shtetësisë së Kosovës dhe shtohet se normalizimi do t’i sillte dobi rajonit, Serbinë do t’ia afronte BE-së, kurse Kosovës do t’ia mundësonte të kërkojë anëtarësim të plotë në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Autorët e raportit theksojnë po ashtu se në procesin e normalizimit “një ditë do të mund të jenë të nevojshme propozime të reja kreative”, por shtojnë se “mundësia e marrëveshjes së madhe  që do të mund të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë” të cilën e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është ide të cilës ende nuk i ka ardhur koha, me gjithë anën tërheqëse fillestare të saj si ikje inventive nga rrëshqitja e Kosovës në drejtim të statusit të konfliktit të ngrirë”.

Bujanoci kampion me media të regjistruara por e dështuar me gazetari?
Varroset me nderime piktori dhe shkrimtari Demir Behluli nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration