Dioniza Abdulahi nga Lugina, favorite për the "Voice Kids" në Belgjikë (video)
Lokale

Dioniza Abdulahi nga Lugina, favorite për the "Voice Kids" në Belgjikë (video)

16.Dec.2015 19:12
0
11 vjeçarja shqiptare Dioniza Abdulahi është favorite për the Voice Kids në Belgjikë.

Ajo ka lindur në Bruksel ku edhe jeton mirëpo krahas gjuhës shqipe flet gjuhën angleze, frënge e holandeze.

Këtë e tregon babai i saj Edvik Abdullahi për Revistën Porta.

“Dioniza ka disa vite që këndon dhe është anëtare e Akademisë së muzikës” tregon me krenari babai i saj.

Vajza befasoj jurinë çysh në paraqiten e parë me zërin e saj dhe po konsiderohet si kandidate favorite për fitore.

Edvin Abdulahi që është kampion bote dhe kryetar i federatës World Karate Federation & World Profi në Belgjikë, thotë që së bashku me vajzën po i realizojnë ëndërrat e tyre.

Screen Shot 2015-12-16 at 1.56.58 PM

“Ajo është një vajzë shumë e mbarë, i mahnit të gjithë me karakterin e saj; pa stres dhe fantastike. E përkrahim të gjithë posaqërisht e ëma Ndalime Sadiku, dhe jemi tepër të lumtur me të, ajo është një vajzë e ëndrrave tona; edhe në shkollë e sporte është tepër e veçantë” thotë Abdulahi.

Dioniza do të vazhdoj me muzikën edhe pas përfundimit të kësaj sfide. Ajo shpreson të shkoj hapave të idhujve të saj që janë: Rita Ora, Beyonce dhe Rihanna.

Si shumica e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë edhe ajo qëndron e lidhur me vendlindjen e prindërve të saj që është Tërnoci i Madh në komunë të Bujanocit ku i kalon çdo vit nga 5 javë./revistaporta/

Përfundoi me sukses projekti sensibilizues "Rregullo Lejeqwndrimin" nw Maqedoni
Stankoviq: Në vitin 2016 të zgjidhet problemi i teksteve shkollore në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration