Dikush po keqpërdorë vulën e UÇPMB-së për statusin e veteranit në Kosovë?
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së përmes një njoftimi për opinion ka shprehur shqetësimin se kohëve të fundit disa njerëz të pandërgjegjshëm janë duke lëshuar vërtetime në emër të OVL-së duke manipuluar me ish ushtarët se gjoja ata munden tua kryejnë punën për të fituar statusin e veteranit në Kosovë.“Ju bëjmë me dije se çdo vërtetim që merret jashtë OVL-së është jo valid sepse patjetër duhet ta ketë vulën e OVL-së dhe nënshkrimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm”, thuhet mes tjerash në kumtesë, të lëshuar nga kryetari Muhamet Xhemaili.
Ai është shprehur se OVL është e vendosur që të respektojë të gjitha kushtet e të fituarit statusin e veteranit andaj luten ish-ushtarët që mos të bien pre e manipulimeve të tilla./Titulli.com/