Diaspora shqiptare në këmbë, " Edhe unë jam Luginë " jehon nga Brukseli
Lokale

Diaspora shqiptare në këmbë, " Edhe unë jam Luginë " jehon nga Brukseli

08.Apr.2017 13:59
0
Se diaspora shqiptare u ka dalë në ndihmë gjithnjë vendlindjes kjo është dëshmuar që moti. Kanë qenë forma të ndryshme të asistencës materiale që kanë ndikuar që sadopak t'u lehtsohen brengat bashkëkombasve në Atdhe.

Belgjika njihet si një vend i Evropës Perëndimore ku punojnë dhe veprojnë një numër i madh i bashkaatdhetarëve tanë. Në mesin e tyre është edhe Visar Xhemaili nga Tërnoci. I ndodhur prej vitesh në këtë shtet, i cili njihet si kryeqendra evropiane, Visari me veprimtariinë e vet gjithnjë ka qenë pranë vendlindjes së tij.

I shquar për një shpirt human, ai asnjëherë nuk ka rreshtur të përkrah aksionet që kishin për qëllim kontributet për vendin nga i cili migroi vite më parë.

Duke pasur parasysh shtimin e rasteve sociale në Luginë, Visari së bashku me disa veprimtarë tjerë , në radhë të parë, Kadri Doganin, kryetarin e Shoqatës Humanitare Kaçanikase “ Diaspora “ dhe Hetem Dermjanin, erdhën në idenë e organizimit të një koncerti humanitar, më 15 prill, në Bruksel, me të vetmin qëllim që të hyrat materiale nga ky eveniment tu shpërndahen familjeve skamnore në Luginë të Preshevës.

Edhe përkundër shpenzimeve të larta që bartë ky aktivitet, ata nuk u zbrapsen nga qëllimi që t’i dalin zot këtij projekti i cili qëllimin përfundimtar e ka tejet fisnik.

“ Kemi bërë përgatitjet e duhura që koncerti të shkoj siç është më së miri. Shpresojëmë se njerëzit do të na bashkohen në këtë nismë, sepse përveç argëtimit ata do të tregojnë edhe aspektin e tyre human “, thotë Visar Xheamaili.

Xhemaili potencon interesimin e lartë që po mbretëron për këtë ngjarje, jo vetëm nga bashkatdhetarët me prejardhe nga Lugina por nga mbarë viset shqiptare të cilët veprojnë në Evropën Perëndimore.

Në mesin e shumë atyre që do t’ia mësyejnë vikendin e ardhshëm Brukselit është edhe Mitati nga Presheva.

I ndodhur prej 20 vitesh në Lucern të Zvicrës, Mitati ka vendosur që me familjen e tij të jetë prezent në koncertin e Brukselit.

“ Nuk e kam vetëm se për muzikë, kam dëshirë që atë natë sadopak të çmallem me bashkëvendas dhe bashkombas tjerë, kurse qëllimi tjetër është që edhe unë të kontribuoj për ato familje që kanë nevojë për ndihmën tonë “, thekson ai.

Mendim të ngjashëm pothuaj se ka edhe Valoni nga Suhareka i cili punon dhe jeton në Dyseldorf të Gjermanisë. “ Në këtë koncert po shkoj për t’i ndihmuar Luginës. Nuk mund ta harroj kurrë se si Lugina na ndihmoi neve kur e kishim më së vështiri. I bëjë thirje edhe vëllezërve tjerë kosovarë që më 15 prill të vijnë sa më shumë në Bruksel dhe ta japin kontibutin e tyre për vëllezërit tanë atje “, pohon suharekasi.

Koncerti me moton “ Edhe unë jam Luginë “ mbahet të shtunën e ardhshme më 15 prill, duke filluar nga ora 20:00 në Bruksel, në sallën Prenses e cila ndodhet në adresën: Boulevard International 7/9, 1070 Brussel.

Të interesuarit biletat mund t’i rezervojnë edhe përmes numrave të telefonit: +32485539727 dhe +32470855233. Përveç se hyrjeve nga biletat, të cilat kushtojnë 20 euro për person, organizatorët do të ekspozojnë edhe një kënd të donacioneve ku secili i interesuar mund të jap kontributin shtesë, sipas mundësive, për të ndihmuar nevojtarët e Luginës.

Për aspektin artistik dhe argëtues të të pranishmeve në këtë mbrëmje do të përkujdesen: Mihrije Braha, Blero, Duli, Esmeralda Hoti, Stressi,  Sefë Duraj, Dj. Flor Bana, etj

 

 

Reagim: Diferencimi ideo politik i Ragmi Mustafës
Shkëlqen Gjelbrim Taipi, dy gola në fitoren e Shafhauzenit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration