Deputetët Hasani dhe Mitroviq nga Bujanoci, afro 1.4 milion dinarë shpenzime
Lokale

Deputetët Hasani dhe Mitroviq nga Bujanoci, afro 1.4 milion dinarë shpenzime

02.Jun.2017 13:54
0
Sipas të dhënave zyrtare të parlamentit të Serbisë, katër deputetë nga jugu i Serbisë kanë shpenzuar 2.236 milion dinarë në koston e udhëtimit me makinë private për 59 ditë pune në parlamentin republikan, shkruan gazeta "Vranjske".

Të dhënat i referohen periudhës prej 3 qershorit të vitit të kaluar, kur Sllavisha Bullatoviq (SNS) nga Vranja, Novici Tonçev (SPS) nga Surdulica, Nenad Mitroviq (SNS) dhe Fatmir Hasani (PVD) nga Bujanoci kanë marr mandatin si deputet të parlamentin të Serbisë.

 Sipas këtyre të dhënave zyrtare, Novica Tonçev ka shpenzuar me së paku , shumë kjo rreth 368,000 dinarë.

Slavisha Bulatoviq nga të holla parlamentare ka marrë 552,444 dinarë për 55 ditë pune, ndërsa Fatmir Hasani shpenzoi  592,000 dinarë.

Shuma më e madhe e shpenzimeve në fjalë i takon Nenad Mitroviq, i cili po udhëtonte nga Bujanoci në Beograd dhe prapa, ku ka shpenzuar rreth  723,000 dinarë.

 Është interesante se distanca nga Bujanoci në Beograd, rreth 360 km, dhe 330 km nga Surdulica, që e bën një diferencë prej vetëm 30 kilometra.

 Megjithatë, deputeti Nenad Mitroviq ka pasur pothuajse dy herë më të lartë  koston e shpenzimeve  se sa Novica Tonçevi .

Për vitin e kaluar, për të marrë pjesë në parlamentin republikan, katër deputetë nga jugu i Serbisë kanë kaluar , rreth 130.000 kilometra.

 Përveç kësaj katër deputetët  kanë shpenzuar afër 3.8 milionë dinarë për paga dhe të ardhura të tjera./Titulli.com/

Zyra e ofiqarisë në Bujanoc: Në vitin 2016 kishte më shumë lindje se vdekje
Arifi dhe Aliu shpallen ambasador të paqës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration