Deputeti Vetëvendosjes Aliu: Presheva me shpresë për shkëmbimin e territoreve?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosej në kuvendin e Kosovës, Liburn Aliu tha se përfaqësuesit e Preshevës po shpresojnë se do të ketë shkëmbim territoresh.Ai tha në emisionin rubikon të KTV-së se këtë ua ka premtuar vetë Presidenti Kosovës, Thaçi, transmeton Titulli.com.
“Ideja e ndarjes mundë të vije në tavolinë dhe ai të njëjtën gjë i ka thënë edhe gjatë vitit 2012. Kur të flasin për serbët e Kosovës do të folim edhe për juve”, kështu u shpreh Aliu.
Sipas përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginë të Preshevës kanë pritur gjatë vitit 2012 se ndarja do të ndodhë ose do të ketë një reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë./Titulli.com/