Deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës qëndroi në Preshevë, anashkaloi institucionet lokale
Ahmet Gjanaj deputet në parlamentin federal të Belgjikës ka vizituar komunën e Preshevës.Ai është takuar me përfaqësuesit e organizatës humanitare “Solidariteti” dhe sipas njoftimit të tij ai nuk ka zhvilluar ndonjë bisedë me përfaqësues lokal institucional, shkruan Titulli.com.
“Sot pata nderin të vizitoja veriun e Shqipërisë etnike, Luginën e Preshevës, me ç'rast bëra një vizitë tek Qendra e Solidaritetit dhe të Avancimit që bën një punë të jashtëzakonshme humanitare”, ka shkruar Ahmet Gjanaj në profilin e tij në facebook.
Për herë të parë komuniteti shqiptar në Belgjikë përfaqësohet me 1 deputet në parlamentin e Brukselit nga shtatori i vitit 2014, Ahmet Gjanaj është me origjinë nga Kukësi I Shqipërisë./Titulli.com/