Departamenti i arsimit në Bujanoc: Me një burek jepet pesshja-5 në shkollat shqipe (konkluzione) Arkiva: Shkolla e Mesme
Lokale

Departamenti i arsimit në Bujanoc: Me një burek jepet pesshja-5 në shkollat shqipe (konkluzione)

03.Sep.2016 07:45
0
Departamenti i arsimit pranë administratës komunale në Bujanoc, në tryezën e mbajtur ditë më parë me temën "Mësimdhënia dhe mësimnxënia" duke marrë pjesë edhe personeli ndihmës e mësimdhënës në institucionet shkollore ka publikuar edhe konkluzionet e debatit dërguar Titulli.com.

Agim Hasani, kryeshef i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore në komunën e Bujanocit në konkluzionet e tij mes tjerash ka vlerësuar se rezultatet janë të dobëta në mësimnxënie, orët e mësimit nuk mbahen, masat diciplinore nuk po ndërmerren, përdoret alkooli dhe mjetet tjera stimuluese, shkruan Titulli.com.

Më poshtë mundë t’i lexoni konkulizonet nga tryeza “Mësimdhënia dhe mësimnxënia” e mbajtur më 30 Gusht në Bujanoc.

 

KONKLUZIONET

1.Mendimi i perbashkët i të gjithë pjesmarrësve ishte se problemet në arsimin fillor dhe të mesëm jane evidente e të vërrtetuara me rezultatet e dobëta në mësimnxënie.

2. Diciplina nëpër shkolla ka ra dukshëm , nuk mbahen orët e mësimit , numri i nxënësve me mungesa që meritojnë të largohen nga shkolla është në rritje, nxënësit shkojnë në shkollë të papërgaditur, perdoret alkooli e mjete tjera stimuluese ( shkolla e mesme).

3. Planprogrami është i ngarkuar me mësim në të gjitha nivelet , e ma tepër te nxënësit e ciklit të ulët ku librat dhe fletoret me mjetet tjera bashk me çantën janë ma të rënda se vete fëmiu.

4. Sipas diskutimeve, gati të gjitha rastet e proceduara të zhvilluara nëpër shkolla me sekretarët dhe drejtorat, për eliminimin e dukurive negative pra përjashtimin e nxënësve nuk jane kryer sipas standardit dhe normave konform ligjit dhe për arsye të joprofesionalizmit ato kan dështuar pra nuk jane realizuar në plotni..

5. Nuk ka pasur procedur diciplinore të zhvilluar ndaj punëtorëve edhe pse ka raste të mosrrespektimit të orarit të punës apo për joprofesionalizëm.

6. Gati në të gjitha shkollat ka mësidhënës që shkon në orë pa përgaditje ( nuk punohet por behet demagogji) , nuk diskutohet për kriterium të notimit( me një burek jepet pesshja), nxënësit tani e kan të ditur se mund të shkojnë në shkollë pa libra me një fletore e mos të ndëshkohen, të mungojnë sa të dojnë e të mos përjashtohen, ose të mos përgaditen për lëndët e caktuara se në fund të vitit shpërblehen me nota sipas dëshirës.

7. Nëpër shkolla vrehet konflikti i gjeneratave në zbatimin e metodave të reja në mësimdhënie.

8. Mungesa e mjeteve të konkretizimit, laboratoret për lendet Kimi, Fizike , biologji janë faktor që drejtepërsëdrejti ndikojnë në rezultatet e mësimnxënies.

9. Individualisht ka mësimdhënës dhe nxënës që duhet të shpërblehen për sukseset e arritura nëpër shkolla.

Vërejtje e kryesuesit dhe organizatorit si dhe e pjesmarrësve ishte mosprezenca e përfaqësuesve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” e vetmja shkolle e mesme në gjuhen shqipe.

Shpresojmë në debatin e rradhës të diskutohet për përgjegjesit dhe për rrugën e zgjidhjes se problemeve të debatuara e që me decenie e preokupojne arsimin shqip në komunën e Bujanocit.

 

Bujanoc, Departamenti i Arsimit,

Mr.sc. Agim Hasani

 

Ambasadori i SHB-së në Beograd, Kajl Skot të Martën viziton Preshevën
Lugina nderon me mirënjohje speciale profesor Dali Emërllahu për kontributin e dhënë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration