Ambasadori i SHB-së në Beograd, Kajl Skot të Martën viziton Preshevën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kajl Skot do të vizitojë të Martën (6 Shtator) fshatin Leran të komunës së Preshevës.Vizita e tij e lidhet me aksionin që bëhet me shërbimet-kontrollimet mjekësore nga ushtria e Amerikës, Serbisë dhe Angolës në të cilën banorëve të 8 fshatrave në rrethin e Pçinjës do t’i ofrohen shërbime mjekësore falas, shkruan Titulli.com.
Në kumtesën e ambasadës së SHBA-së në Beograd thuhet se përmes këtyre aktiviteteve do të frocohet bashkëpunimi mes SHBA-ve, Serbisë dhe Angolës por gjithashtu do t’i ofrohen shërbime mjekësore banorëve në fshatrat më të varfur në Jug të Serbisë./Titulli.com/
6 Shtator 2016 – Leran, Shkolla Fillore “9 Maji” (komuna e Preshevës)
7 Shtator 2016 - Muhoc, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Bujanocit)
8 Shtator 2016 - Vlasë, Shkolla Fillore ''20 Tetori'' (qyteti i Vrajës)
9 Shtator 2016 - Vërtogosh, Shkolla Fillore “1 Maji” (qyteti i Vrajës)
10 Shtator 2016 - Lluçan, Shkolla Fillore “Sami Frashëri” (komuna e Bujanocit)
12 Shtator 2016 - Kllenik, Shkolla Fillore “Bora Stankoviq” (komuna e Bujanocit)
13 Shtator 2016 - Caravajkë, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Preshevës)
14 Shtator 2016 - Letovicë, Shkolla Fillore “Ali Bektashi” – Paralelja territoriale e shkollës në Nasalcë (komuna e Bujanocit)