Daçiq: Po i ndërpretë bisedimet, me kënd do të merreni vesh?
Lokale

Daçiq: Po i ndërpretë bisedimet, me kënd do të merreni vesh?

23.Nov.2013 18:43
0
Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq ka thënë se përfaqësuesit e shqiptarëve të jugut të Serbisë nuk kanë arsye për të ndërprerë bisedimet me Qeverinë, duke i ftuar këta liderë që të mos bëjnë një gjë të tillë pasi nuk kanë me kënd tjetër të merren vesh. Daçiq ka thënë se përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, sa është njoftuar, janë të pakënaqur me zgjidhjet e gjykatave dhe prokurorive. “Nuk e di se për çfarë i kanë ndërprerë bisedimet dhe mendoj se nuk ka arsye për një gjë të tillë – së dyti, nëse nuk dëshirojnë të bisedojnë me ne, me kënd do të bisedojnë atëherë – s’kanë me kënd tjetër”, i ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd, transmeton Titulli. Përfaqësuesit shqiptar të Luginës deri më 25 nëntor do t’i dërgojnë një letër kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit përmes së cilës do të kërkojnë garancion që premtimet e Qeverisë nga dialogu i deritanishëm të përmbushen, ka thënë kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Shaip Kamberi. Duke folur për vendimin e liderëve politik shqiptar për të ndërprerë bisedimet me Qeverinë e Serbisë rreth “shtatë pikave”, Kamberi ka theksuar se bëhet fjalë për “një pauzë në dialog për shkak të situatës alarmante e cila është krijuar për zgjidhjen e çështjes së gjyqësisë, si dhe deri në zbardhjen e rastit të vdekjes së Reshat Bajramit në burgun e Vranjës”. Nga ana tjetër kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka porositur që kushtëzimet politike nuk i kanë sjell askujt asgjë të mirë. “Ne zyrtarisht nuk jemi të njoftuar me qëndrimet e liderëve shqiptar nga këto tri komuna, ndërsa Trupi Koordinues, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojë t’i zgjidhë problemet e qytetarëve që jetojnë në këto hapësira në mënyrë që këto probleme sa më shpejt të zgjidhen”, ka thënë Stankoviq për Radio Beogradin. Liderët politik shqiptarë të premten morën vendimin që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe.  Gjatë një takimi të përbashkët në Preshevë ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon t’i diskriminojë skajshmërish shqiptarët e Luginës./Titulli.com/
Ministri Erion Veliaj me kusht në Preshevë!
Erion Veliaj në Preshevë, në ekspozitën "PreFoto"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration