Dështojnë 40 milion dinarë për bizneset e Luginës së Preshevës për vitin 2017
Lokale

Dështojnë 40 milion dinarë për bizneset e Luginës së Preshevës për vitin 2017

26.Oct.2017 11:36
0
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përmes një shkrimi për media ka njoftuar se këtë vitë nuk do të shpallet konkurs për ndarjen e mjeteve për subvencionim të bizneseve lokale.

Sipas këtij njoftimi,  ky institucion qeveritarë kishte paraparë  mjete  prej 40 milion dinarë për këto qëllime mirëpo ministritë përkatësë nuk kanë miratuar propozimin e tillë.

“Me programin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për subvencionimin kemi drejtuar kërkesën tonë për pëlqimin e ministrive përkatëse për vendim. Progarmi ka marrë përlqimin e këshillit të qeverisë mirëpo deri në miratim të kuvendit nuk ka ardhur”, thuhet mes tjerash në njoftimin.

Kjo është arsyeja pse nuk është shpallur konkursi për subvenciminim e biznesit lokal në komunat Bujanoc, Preshevë dhe  Medvegjë.

Zoran Stankoviq, kryetar i këtij institucioni ka deklaruar në muajin shkurt se për vitin 2017 ishte ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë ndërsa përfaqësuesit e komunave Bujanoc, Preshevë dhe  Medvegjë u patën deklaruar gjithashtu se janë të kënaqur me buxheitn e paraparë për vitin 2017 edhe pse nevojat janë më të mëdha./Titulli.com/

Konkurs për projekte në avansimin e arsimit dhe edukimit
Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration