Cvetanoviq: shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty
Kryebashkiaku i Leskovcit, qytet në jug të Serbisë, Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t'i bashkohet Kosovës, transmeton Titulli.com raportimin e FoNet-it.Sipas tij bashkimi i kësaj komune me Kosovën është “mision i pamundur”, meqë 90 për qind e banorëve që jetojnë në të i përkasin popullatës serbe, ndërsa shqiptarët janë vetëm numra në listën e votuesve, por nuk jetojnë aty.
Jemi dëshmitarë se me rastin e votimit dhe të cikleve zgjedhore një numër i madh shqiptarësh vjen nga Kosova për të votuar e pastaj një vit të tërë, ose deri në ciklin tjetër të zgjedhjeve, nuk shfaqet, është shprehur Cvetanoviq.
Siç citohet të ketë thënë ai, zënia në gojë e Medvegjës në kontekstin e korrigjimit të kufirit përbën atak në integritetin dhe sovranitetin e Serbisë.
“Nga kjo përrallë nuk do të ketë gjë”, ka thënë Cvetanoviq, transmeton Titulli.com.