Certifikatat në letër të lindjes dhe shtetësisë shpejt do ikin në histori
Kjo u mundësua në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes qeverisë e ministrit për punë të brendshme Nebojsha Stefanoviq dhe ministrit të administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale Branko Ruzhiq për evidencë elektronike të qytetarëve të Serbisë.Stefanoviq theksoi se qytetarët më nuk do të presin për të marrë certifikatat nëpër sportele sepse tani këto dokumente do të vërtetohen në mënyrë elektronike në regjistrim qendrorë.
Branko Ruzhiq u shpreh se më nuk do të ketë nevojë për dokumente në letër kur ato ekzistojnë në bazën e regjistrit.
Shumë shpejt do të fillojë procesi i regjistrimit I të dhënave nga libri amëz në regjistrin qendrorë./Titulli.com/