Bullatoviq: Serbët pjesë e qeverisjes në Preshevë, bisedat kanë filluar
Deputeti popullorë dhe shefi i Partisë Përparimtare Serbe në Vrajë, Sllavisha Bullatoviq është shprehur se kanë filluar bisedat për formimin e qeverisë lokale në Preshevë.Sipas tij këshilltarët serb do të jenë pjesë e qeverisë së komunës së Preshevës.
“Lista e bashkuar serbe në Preshevë ka kaluar pragun zgjedhorë dhe ka fituar dy uëse në kuvendin komunal dhe kështu është bërë faktorë vendimtarë në formimin e qeverisë”, tha për për ok radio, Bullatoviq, transmeton Titulli.com.
Ai tha se janë pajtuar që këshilltari i parë t’i takoj partisë Përparimtare Serbe dhe i dyti këshilltarë të jetë nga Partia e Bashkuar e Penzionerëve të Serbisë./Titulli.com/