Bukëpjekësi nga Bujanoci,  Milazim Gegulaj me furrën e  tij edhe në Vrajë
Lokale

Bukëpjekësi nga Bujanoci, Milazim Gegulaj me furrën e tij edhe në Vrajë

04.Jan.2017 08:58
0
Para dy viteve bukëpjekësi i ri Milazim Gegulaj nga Bujanoci, vendosi që të hap furrë në Vrajë dhe kështu zgjëroj biznesin familjar nga Bujanoci, ku për këtë furrë kujdeset vllau i vet.

Njëri ndër shqiptarët e rrallë i cili kryen punën e vet në Vrajë, është humanist dhe rrallë flet për atë se si çdo ditë i ndihmonë fëmijëve të sëmurë.

Është baba i tre fëmijëve dhe nuk mendon të bëjë gjëra të mëdha, por që është nevoja t`i ndihmojmë të tjerëve. Kur para dy viteve ka filluar biznesin e tij, në dyert e tij kanë trokitur njerëzit nga Shoqata për ndihmë për personat me zhvillim të pamjaftueshëm mendor dhe kanë pyetur se a mund të dhuroj nga një shuajtje për fëmijë. ka shkruar vecernje novost.

„Prej atëherë çdo mëngjes përgadis mëngjes për ata. Ndonjëherë byrek, ndonjëherë diçka tjetër nga kiflet të cikat i kam në ofertë. Mendoj se kjo është gjëja më e vogël çka mund të bëj dhe se duhet të ndihmohemi”, tha Gegulaj.

Për humanitetin e tij, si dhe për humanitetin e gruas së tij e cila i ndihmon në furrë, dëshmon urimi i punuar nga dora për vitin e ri nga kjo shoqatë, urim që i ka zbukuruar pamjen e furrës së tij. 

Preshevë: A është ndryshimi si nënshtrim, jo politikë alternative e PVD-së
Baja e Bujanocit prioritet shtetëror, privatizimi në fillimin e vitit 2017
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration