Lokale
Në Bujanoc shpërthehen dy bomba dore në afërsi të fshatit Turi
Në mënyrë të kontrolluar sot janë asgjësuar dy bomba dore të paeksploduara, të mbetura nga luftërat e mëhershme në këtë rajon.
“Kemi bërë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera, asgjësimi është bërë në fshatin Turi”, i tha portalit Titulli, Ali Asllani nga Shtabi për Emergjencë pranë komunës së Bujanocit.
Asgjësimi është bërë nga ekipi special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Sipas Asllanit në këtë aksion janë shkatërruar dy bomba dore, një e gjetur tek lumi Morava jugore në afërsi të fabrikës Jukokop, dhe tjetra në fshatin Turi.
Një bombë thërrmuese ishte paralajmëruar edhe në fshatin Samolicë, mirëpo për fat të mirë ekspert kanë ardh në përfundim se bëhet fjalë vetëm për kapakun e kësaj bombe, që me një siguri të madhe është larguar nga ekipi deminues.
“Bomba e gjetur tek lumi Morava në afërsi të fabrikës Jugokop, është bartur deri në lokacionin ku gjendej edhe bomba tjetër në fshatin Turi. Aty është bërë asgjësimi i kontrolluar i këtyre dy bombave pasi bomba e dorës e gjetur në afërsi të fshatit Turi nuk kishte siguri për tu bartur në një lokacion tjetër për shpërthim të saj”, tha matej për Titullin Ali Asllani, nga Shtabi për Emergjencë pranë komunës së Bujanocit.
Procedura për asgjësimin e mjeteve vrasëse të paeksploduara ka kaluar pa asnjë incident, derisa në vendin e ngjarjes gjatë gjithë kohës së zhvillohej ky proces, përveç organeve të rendit merrnin pjesë edhe stafin mjekësor si dhe zjarrëfiksat./Titulli.com/
************************************************************************************************************
Duke filluar nga ora 12:30 deri në orën 15:00 të ditës së sotme do të bëhet mënjanimi dhe asgjësimi i mjeteve vrasëse të paeksploduara të cilat kanë mbetur nga luftërat e mëhershme dhe bombardimit të NATO-së të vitit 1999 në komunë të Bujanocit.
Sipas Shtabit për Emergjencë pranë komunës së Bujanocit, asgjësimi do të bëhet nga ekipi special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Lokacionet që do të bëhen asgjësimet janë: në qytetin e Bujanocit, në shtratin e lumit Morava jugore pranë fabrikës Jugokop, në fshatin Samolicë dhe në fshatin Turi, transmeton Titulli.
Asgjësimi i mjeteve të paeksploduara vrasëse do të bëhen në vendin e gjetjeve, ndërsa nëse nuk ekziston mundësia e eliminimit atëherë këto mjete të paeksploduara duhet të barten në xeheroren e antimonit në fshatin Tërnoc, ku edhe do të kryhet eksplodimi i kontrolluar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!