foto: fb
Lokale
Bujanoci me bizneset serbe po prezantohet me entuziazëm në panairin e Prishtinës
Në panairin ndërkombëtar në Prishtinë "Prishtina 2018"si asnjëherë më parë nga 174 kompani pjesëmarrëse më shumë se 50 për qind janë nga Serbia, shkruan Titulli.com.Pjesë ë këtyre kompanive janë edhe përfaqësues të odës ekonomike zyra në Bujanoc, kompani lokale serbe dhe përfaqësues tjerë shqiptarë të biznesit të kësaj ane të cilët me entuziazëm po prezantohen para konsumatorit.
Disa nga partitë në Kosovë kanë vlerësuar se pjesëmarrja e bizneseve serbe në panair është shqetësuese.
Në këtë panair, i cili do të zgjasë tri ditë, prodhimet dhe shërbimet e tyre do t’i ekspozojnë 174 kompani të ndryshme, 88 prej tyre janë nga Kosova e 70 kompani nga Serbia e vetëm një nga Shqipëria dhe vende tjera./Titulli.com/