Bujanoci kampion i papunësisë, komuna ndan veç 10 milion dinarë për subvencione
Lokale

Bujanoci kampion i papunësisë, komuna ndan veç 10 milion dinarë për subvencione

05.Apr.2017 11:08
0
Numri i të rinjve të papunësuar në Serbi për një vit është zvogëluar për 23.000 ndërsa përqindja më e madhe e të papunësuarve edhe më tej është 34 % në jugun e Serbisë.

Në Bujanoc ku jetojnë 43.000 banorë të  pa punë janë afër 6000 njerëz prej tyre pothuajse çdo i katërti është më i ri se 30 vjeç, raporton Rts, transmeton Titulli.com.

Komuna e Bujanocit nga buxheti për fillim të biznesit ka ndarë dhjetë milionë dinarë, projekte dhe ide ka, por nuk ka të holla të mjaftueshme dhe se ekziston  një problem i konsiderueshëm në praktikë, thonë përfaqësuesit e komunës së Bujanocit për zhvillim ekonomik.

“Mendoj se shkalla e vogël e tatimeve ka ndikuar që të rinjtë realisht të jenë të suksesshëm. Në bazë të statistikave, dy vitet e para ata funksionojnë, ndërsa viti i tretë është i rrezikshëm. Atëherë ose shuhet ose iu është i nevojshëm stimulimi”, tha Fazila Azemoviq nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc.

Personat kompetentë thonë se shteti këto probleme i ka parasysh, gradualisht organizohen trajnimet për fillimin e biznesit dhe rikualifikimeve.

"Ne u ndihmojmë në përpilimin e biznes planit, menaxhimin e punës dhe i japim subvencione, ndërsa pas asaj realizojnë ndonjë lloj të mentoringut, përcjellim punën e tyre pas themelimit të biznesit, në mënyrë që më gjatë të qëndrojnë në atë biznes”, tha për RTS Zoran Marinkoviq, drejtori i Shërbimit Nacional për Punësim.

Sipas tij më e rëndësishme është që të rinjtë në jugun e Serbisë të qëndrojnë në këtë vend, për të cilën përveç fillimit të biznesit të vogël i rëndësishëm është edhe ardhja e kompanive të mëdha./Titulli.com/

Stankoviq: Ata që marrin rrogë nga Serbia ftuan për bojkot të zgjedhjeve
A po digjet qëllimisht mali në komunën e Bujanocit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration