Bujanoc, Ushtria e Serbisë mund KFOR-in
Lokale

Bujanoc, Ushtria e Serbisë mund KFOR-in

25.Aug.2013 13:53
0
Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë dhe ushtarët e KFOR-it kanë zhvilluar një ndeshje futbolli në bazën “Jug” në Bujanoc, ku vendasit i kanë mundur mysafirët me rezultat 4:1. OLYMPUS DIGITAL CAMERATifozi i “Zvezdës” dhe simpatizues i futbollit, Shefi i Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq këtë javë është gjendur në rolin e futbollistëve të mëdhenj, shkruan gazeta “Vecernje novosti”. Në ndeshjen mes ekipeve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, e zhvilluar në bazën ushtarake “Jug” afër Bujanocit, ishte përgjegjës për gjuajtjen fillestare. Së bashku me komandantin e forcave ndërkombëtare, gjeneralin Volker Halbauer, me brohoritje dhe duartrokitje ndeshjen e kanë përcjellë nga publiku. Edhe pse të njohur për mbrojtje të fortë, kësaj here Ushtria Serbe ishte e mirë edhe në sulm, duke nxjerrë fitore të thellë me rezultat 4:1. Në frymën e futbollit dhe lojës së ndershme, të dy gjeneralët përveç urimeve, në fund të ndeshjes i kanë shkëmbyer edhe fanellat./Titulli.com/
Komunalia: “At home” pa orë matëse dhe me borxhe
Bujanoci e Presheva “helëm” banesat, më shtrenjtë se në Prishtinë e Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration