Lokale
Ndërroi jetë punëtori që ra nga ndërtesa në Bujanoc (foto)
(i plotësuar)
Aksidenti i raportuar më herët ka përfunduar me fatalitet.
Punëtori i cili sot ra nga kati i tretë i godinës në ndërtim, Sevder Alishani (54) nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë.
Titulli ka mësuar se i ndjeri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi ka vdekur pak para se të mbërrijnë në spitalin e Vranjës.
Vendi i aksidentit është vëzhguar nga prokurori dhe policia, ndërsa pritet të iniciohet edhe procedura e inspektimit rreth plotësimit të kushteve të sigurisë për punëtorët nga ana e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e godinës./Titulli.com/
**********************************************************************************************************************************
Në ndërtesën e cila po ngritet në rrugën e Beogradit në Bujanoc të dielën në orët e pasdites ka ndodhur një aksident.
Punëtori me inicialet S.A. cili po punonte në godinën në ndërtim në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.
S.A. në gjendje të rëndë, me anë të ndihmës së shpejt është dërguar drejt spitalit të Vranjës.
[caption id="attachment_89637" align="aligncenter" width="640"] Foto nga vendi i aksidentit[/caption]
Dëshmitarët okular i kanë thënë Titullit se punëtori i pafat ka rënë nga kati i tretë, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera përveç se kanë sqaruar se S.A. i kombësisë shqiptare kishte disa ditë që kishte filluar punën në këtë kantier ndërtimi.
Kompania ndërtimore e cila po ngritë godinën në këtë lokacion, në qendër të Bujanocit, është “Neza Company” nga Samolica.
Në vend të ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e policisë nga stacioni policor i Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!