Bujanoc: Ftesë për trajnime për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç
Organizata "Iniciativa Qyetetar"-zyra në Bujanoc fton të rinjtë e moshës 18-30 vjeç të aplikojnë për trajnimin e storytelling. Në kuadër të projekiti "žTë drejtat e fëmijëve në tregime dhe praktikë" janë planifikuar të organizohen 8 trajnime për storytelling në 8 qytete të Sërbisë juglindore.Në trajnim pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen me metodat inovative të marrjes dhe përdorimit të historive njerëzore në mënyrë që të tërheqin vëmendjen për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, elementet themelore të tregimit, struktura e tregimit, si dhe metodat për promovim dhe avokim.
Trajnimi në Bujanoc mbahet me 18 dhe 19 nëntor dhe i dedikohet pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 30 vjeç nga ky qytet.
Aplikacioni për Bujanoc duhet të përmbajë këto të dhëna: emri, mbiemri, datën e lindjes, numrin e telefonit tuaj dhe email. Aplikacioni dërgohet në emailin fismir@gradjanske.org.
Afati I fundit për aplikim është dita e mërkur 16 nëntor, deri në orën 17. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për detajet e trajnimit, numri i vendeve është I limituar andaj të gjitha pyetjet në lidhje me trajnimin mund ti shtroni përmes emailit: fismir@gradjanske.org./Titulli.com/