“BU CUP 2013” tërheq shortin, ndeshjet fillojnë nga nesër (foto)
Lokale

“BU CUP 2013” tërheq shortin, ndeshjet fillojnë nga nesër (foto)

14.Dec.2013 22:47
0
Në Zyrën për të Rinj në Bujanoc në mbrëmjen e së shtunës është bërë tërheqja e shortit e ekipeve të paraqitura për pjesëmarrje në këtë turne në futboll të vogël. Në tërheqjen transparente të shortit morën pjesë përfaqësuesit e 20 ekipeve të paraqitura për të garuar. Para tërheqjes, Sali Salihu nga këshilli organizativ sqaroi rregullat e lojës derisa theksoi se ekipi i cili merr vendin e parë, përveç kupës do të fitojë edhe 50 mijë dinarë , kurse vendi i dytë 25 mijë dinarë, raporton Titulli. Bu cup-bujanoc-2 Interesimi ishte i madh për të marrë pjesë në turneun “BU CUP 2013” sa që ekipe janë paraqitur edhe nga komuna e Vranjës. Pjesëtarët e ekipeve të cilët morën pjesë në tërheqjen e shortit u lutën nga përfaqësuesi i policisë që t’i përmbahen rregullave të lojës dhe të mos shkaktojnë ndonjë incident gjatë vijimit të kësaj gare. “Ndeshjet do regjistrohen dhe shpresojë se nuk do të ketë nevojë për ndërhyrjen tonë”, tha Nenad Trajkovic, policë nga stacioni policor në Bujanoc. Bu cup-bujanoc-1 Përballja mes ekipeve do të fillojë qysh nesër (e diel) me fillim në orën 17:00 në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc mes “Acko Srpska Kuca” - “Cap Cap – to je to”, në orën 18:00 “Manca” – “St. Tropez”, nga ora 19:00 “Spektri” - “Senta Vranje”, dhe ndeshja e fundit në ditën e hapjes së turneut do të fillojë nga ora 20:00 në mes ekipit “A-Mata” dhe “Mlini Osllarë”. Ndeshjet do të zhvillohen në dy pjesë me nga 20 minuta sipas sistemit 4+1. Organizatorët njoftuan gjithashtu se në natën finale do të ketë edhe një lojë shpërblyese për shikuesit ku do të jepet një televizor LCD, dhuratë e komunës së Bujanocit dhe Zyrës për të Rinj. Bu cup-bujanoc-3 Turneu “BU CUP 2013” është organizuar nga Zyra për të Rinj dhe salla e sportit “Rinia” në Bujanoc./Titulli.com/  

Tabela me ekipet e ndara në grupe

Bu cup-bujanoc-4  
Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc shkon drejt shitjes
KBI, Nexhmedinit: Nuk reshte së vepruari për interesa përçarëse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration