Breznica mban “takimin e vendlindjes” (foto)
Lokale

Breznica mban “takimin e vendlindjes” (foto)

10.Aug.2013 18:32
0
Mërgimtarë të shumtë dhe banorë tjerë shqiptar të shpërngulur nga Breznica në qytete të Kosovës, si dhe banorët që tashmë po mbajnë gjallë vatrat e tyre stërgjyshore, të premten janë takuar në Breznicë të malësisë së Bujanocit. breznica-3Takimin e hapi Shpend Xhelili nga Këshilli organizativ, duke i dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. “Fshatin ynë ka shumë qytetarë të cilët jetojnë në mërgim, por edhe në disa qytete të Kosovës si: Gjilan, Kamenicë, Prishtinë si dhe në Bujanoc. Qëllimi i këtij takimi është njohja sa më mirë me fëmijët dhe bashkëvendësit tanë të cilët një kohë të gjatë jetojnë jashtë Breznicës, vetëm e vetëm të mos harrohemi”, u shpreh me këtë rast Xhelili, transmeton Titulli. Kryetari i këtij fshati Bedri Sylejmani me këtë rast premtoi se ky organizim herave tjera do të ketë mbështjetjen e BL të cilën ai e drejton. Profesori Avni Beluli i cili tashmë jeton në Gjilan, Ramadan Shabani bashkatdhetar që jeton në shtetet perëndimore, si dhe Zejdi Duraku, përshëndetën fuqishëm iniciativën që takimet të kenë një datë të veten që do të bëhej tradicionale, njofton Këshilli organizativ.breznica-2 Ismet Ramadani propozoi që Breznica të themeloj një fond në mënyrë që ky fshat të zhvillohet në të ardhmen, ndërsa Nazmi Duraku, njëri prej organizatorëve të “Takimit të vendlindjes – Breznica 2013”, elaboroi projektet që janë realizuar, ato humanitare dhe në infrastrukturë. Ai tha se këto projekte përveç qëllimit humanitar kanë edhe atë të ndalimit të shpërnguljes së banorëve të Breznicës. Në fund të “takimit të vendlindjes – Breznica 2013“, Këshilli organizativ kishte përgatitur një koktej nën muzikën e rapsodëve të këtij fshati, Njazi Emërllahu, Ismit Shemsedini e Metush Selmani dhe të tjerë./Titulli.com/ breznica-5 breznica-4
Klubi Bjeshkatarëve “Ostrovica” mbanë aksionin tradicional
Makolli në Luginë, me tentimin e dytë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration