Biografia e poetit serb Vasko Popa, propozohet për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës
Përfaqësuesi për arsim, pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, Qenan Hetemi duke folur për propozimin që biografia e Hillari Klinton të futet në plan programin për nxënësit e vit të parë të shkollave të mesme në gjuhën shqipe tha se duhet të futet si lekturë shkollore.Hetemi është shprehur për tanjug se do të propozojë komisionit për arsim dhe përpilimin e plan programeve që të futet si lekturë edhe biografia e poetit serb, Vasko Popa, transmeton Titulli.com.
“Shuma libra të tij janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe se gjendet në tekstet shkollore në Shqipëri si shkrimtar modern”, theksoi Hetemi.
Këshilli Kombëtar Shqiptar njoftoi të mërkurën se nuk i kërkoi ministrisë serbe të arsimit të jepte si lexim të detyrueshëm për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme autobiografinë e ish-senatores amerikane dhe kandidates presidenciale Hillari Klinton, pasi kërkesa e raportuar shkaktoi zemërim mes zyrtarëve në Beograd./Titulli.com/