Bilinica me sistem të ujit, të pavarur nga rryma (foto)
Lokale

Bilinica me sistem të ujit, të pavarur nga rryma (foto)

06.Nov.2012 19:11
0
Fshati Bilinicë sot bëri përurimin zyrtarë të ujësjellësit  të sapo ndërtuar i cili është me sistem të rënies së lirë Pati apo jo rrymë elektrike, Bilinica do të ketë ujë edhe atë deri sa nuk shterren burimet. Sot në mënyrë zyrtare u lëshua në punë ky sistem i ujësjellësit që ishte shumë i rëndësishëm për këtë vendbanim të malësisë së Bujanocit. Kryetar i K. së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësues të tjerë nga administrata u ndien të kënaqur që kanë arrit të zgjidhin problemin me ujë të pijshëm të fshatit Bilinicë. Agim Haliti nga Drejtorati për Ndërtim i tha Titullit se ky sistem i ujësjellësit ka kushtuar rreth 2.6 milion dinarë, dhe se bëhet fjalë për një sistem me rënie të lirë, ku rryma elektrike nuk do të jetë faktorë që do të ndërpresë edhe furnizimin me ujë. Rrjeti i ujësjellësit është i gjatë rreth 7 mijë metra dhe do të furnizojë me ujë mbi 20 familje që jetojnë në këtë fshat. Banorët për delegacionin nga Bujanoci përveç pritjes së ngrohtë kishin shtruar edhe ushqim tradicional. Bilinica disa herë kishte akuzuar pushtetin e kaluar se nuk ka bërë investime në këtë vendbanim shqiptarë gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar./Titulli.com/

Aksident në Lluçan, shpëton shoferi (foto)
KDNJ-ja e Luginës kërkon nga SHBA përfaqësim në institucionet shtetërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration