Bilall Maliqi nga Presheva fitues i çmimit të dytë në konkursin anonim letrar
Në konkursin anonim letrar organizuar nga biblioteka ndërkomunale e Prizrenit shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva është fitues i çmimit të dytë.Biblioteka e Prizrenit organizoi një eveniment kulturor të pasur me valle e recitime,për ta shënuar ditën e saj, ku të pranishëm në sallë ishin dashamirës të artit, kulturës dhe letrave shqipe.
Më pas drejtoresha e këtij institucioni Sahadete Sadikaj-Kukaj para të pranishmëve elaboroi në pika të shkurtëra për sukseset një vjeçare të bibliotekës të cilat nuk ishin të pakta. Pjesë e fjalimit ishte edhe I dërguari i ambasadës së Amerikës, i cili po ashtu mbajti fjalim përshëndetës.
Nga juria profesionale e përbërë nga prof.dr Sali Bashota, Berat Batiu dhe Ali Selmanaj u ndanë katër çmime :
Çmimi ‘Abdullah Thaçi’ iu nda Ibrahim Skenderit
Çmimi i parë I takoi poetit Salajdin Krasniqi
Çmimi i dytë shkrimtarit Bilall Maliqi
Çmimi i tretë poetit Arianit Shoshaj
Po këtë ditë u promovua edhe libri ‘Kreshta e fjalës’ botues Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.
Sipas shkrimtarit Bilall Maliqi, ky çmim jo vetëm se e nderoi autorin e poezisë, por e nderoi Preshevën dhe Luginën e Preshevës.
Ai po ashtu potencoi se kjo ishte hera e parë që merr pjesë në këtë manifestim i cili organizohet çdo vit nga Biblioteka.
Në fund para të pranishmëve shkrimtari e falenderoi nikoqirin e manifestimit, kolegët krijues dhe jurinë profesionale. Më tej shtoi se bashkëpunimi I krijuesve nga Lugina e Preshevës me Bibliotekën e Prizrenit do të jetë akoma më i fuqishëm./Lindita Berisha/Titulli.com/