Belgzim Kamberi pjesë e “Vetëvendosjes”
Lokale

Belgzim Kamberi pjesë e “Vetëvendosjes”

16.Apr.2014 18:38
0
Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit përveç se në në gjirin e saj ka të rinj dhe intelektual nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Ulqini, asaj gjitashtu po i bashkohen edhe anëtarë të rinje nga Lugina e Preshevës. Belgzim Kamberi-VV-2Nga Presheva pjesë e kësaj lëvizje, më 13 prill të këtij viti, është bërë edhe analisti dhe njëherit kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Belgzim Kamberi. Kamberi inkuadrimin e tij në "Vetëvendosje" e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin Facebook, ku ka njoftuar se tashmë është bërë anëtarë i Lëvizjes "Vetëvendosje". “Të nderuar miq, ju njoftoj se që nga e diela, më 13 prill 2014, jam anëtarësuar në Lëvizjen ‘Vetëvendosje!’, duke u zgjedhur njëkohësisht nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të saj, anëtar i kryesisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, së bashku me Elvis Hoxha nga Tirana. Duke i falënderuar publikisht delegatët e KP për mbështetjen dhe besimin e tyre, e duke pasur parasysh, se angazhimi im politik në Kosovë ka krijuar konfuzitet, veçmas në Luginën e Preshevës; njoftoj të gjithë miqtë dhe opinionin publik, se vazhdoj që të qëndroj dhe që të jetoj në Luginën e Preshevës, si dhe vazhdoj aktivitetin tim profesional, në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; që nuk ka ndonjë ndërlidhje strukturore dhe aq më pak politike, me angazhimin tim personal politik jashtë rajonit të Luginës së Preshevës.”, thuhet në njoftimin e Kamberit. Kryetari i KDNJ-së poashtu ka njoftuar se angazhimi i tij personal në Lëvizjen "Vetëvendosje" nuk nënkupton edhe shtrirjen, gjegjësisht tendencën për themelimin e ndonjë strukture të Lëvizjes "Vetëvendosje!" në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bashkë është e mundshme”! Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas lajmit të Kamberit për inkuadrimin e tij në këtë parti, pritet që të i bashkohen edhe intelektual të tjerë nga Bujanoci, Presheva e Medvegja, ashtu siç disa prej tyre kanë qënë të inkuadruar prej fillimit të Vetëvendosjes si Lëvizje./Titulli.com/
Moti i keq shtyn aktivitetin sportiv në kujtim të Rexhep Adilit
BIPMB për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet komunale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration