Bastri Fejzullahu emërohet ushtrues i drejtorit në barnatoren e Bujanocit
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka zhvilluar seancën e tretë maratonike në të cilën u morën disa vendime dhe u shqyrtuan disa raporte të punës, shkruan Titulli.com.Mes tjerash këshilltarët komunal shkarkuan drejtorin e deritanishëm të barnatores së qytetit, Bajram Hasani dhe emëruan ushtrues detyre Bastri Fejzullahu nga fshati Muhoc i komunës së Bujanocit i propozuar nga grupi i këshilltarëve të PVD-së.
Fejzullahu është magjistër i Farmacisë i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ndërsa për të njëjtin person flitet në opinion se ai udhëheq disa barnatore në territorin e Kosovës./Titulli.com/