Basha në Këshillin e Evropës: Serbia vazhdon diskriminimin etnik  ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Lokale

Basha në Këshillin e Evropës: Serbia vazhdon diskriminimin etnik ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

23.Jan.2024 18:51
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se duhet hetim ndërkombëtar për parregullsitë e evidentuara në zgjedhjet në Serbi. 

Në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Basha përmendi blerjet e votave si një nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve.

Sipas Bashës shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve.

“Shkelje masive dhe parregullsi në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE-së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabarta. Konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë. Qytetarë nga shtete të tjera, si Bosnjë dhe Hercegovina, u transportuan për të votuar në Beograd, ndërsa shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve. Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e dokumenteve, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave. Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullsitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative. Pa zgjedhje demokratike dhe sundim të ligjit, nuk ka siguri, nuk ka stabilitet, nuk ka mirëqenie, as ëndërr europiane për popujt e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas Bashës, këto parregullësi, të bëra publike nga vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe OSBE-ODIHR, u ndoqën nga një fushatë sulmesh nga politikanët e partisë në pushtet dhe media e kontrolluar nga ata.

“Dhuna brutale kundër liderit të një partie të opozitës, Nikola Sandulovic, thjesht sepse u përul para varrit të një vajze 7-vjeçare të vrarë pranë familjes Jashari në Prekaz, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi, kjo nga një vend që kërkon anëtarësim në BE”.

Basha theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i kërcënuar nga autokratët populistë, ndërsa akuzoi Serbinë se saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska.

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi Kushtetuta garanton kundërshtimin, për shmangie deri në 8 vjet burg
Kritika të shumta në Parlamentin Evropian për zgjedhjet në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration