Ashton: S’kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të kalojnë vijat e kuqe
Lokale

Ashton: S’kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të kalojnë vijat e kuqe

17.Oct.2019 11:47
0

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, gjatë një  diskutimi në  Forumin e Sigurisë  në  Beograd, nën kujdesin e së cilës filloi dialogu Beograd-Prishtinë në vitin 2012, tha se palëve nuk u kërkohej që të kalonin linjat e tyre të kuqe dhe qëllimi ishte të përpiqeshin të paktën të sjellin përfaqësuesit në të njëjtën dhomë, në të njëjtën tryezë.

“Ishte një gjë e jashtëzakonshme për ta, kujtoi ajo, duke filluar bisedën, duke thënë se vetë fotografia, pasi arriti Marrëveshjen e parë të Brukselit, dërgoi një mesazh të fortë në vetvete”, tha Aashton, shkruan Titulli.com.

Duke iu referuar Marrëveshjes së parë të Brukselit dhe faktit që prej atëherë kanë kaluar gjashtë vjet që nuk është implementuar, ajo theksoi rëndësinë e aranzhmaneve që po zbatohen, sepse ato duhet ta bëjnë jetën më të lehtë për njerëzit e zakonshëm.

"Ishte marrëveshja e parë, nuk ishte kurrsesi ideja të ishte e fundit," tha Ashton në panelin për Zgjidhjet e Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Njerëzve u duhet të tregohet se si do të duket e ardhmja, veçanërisht të rinjtë, për t'u thënë atyre që ky rajon duhet të jetë një vend ku ata do të duan të vazhdojnë jetën e tyre, e cila do të përshtatet në një pamje më të gjerë, më optimiste.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration