Arkiva: Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Arkiva: Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës

28.Jan.2022 16:43
0

Ideja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh me Serbinë, siç thoshte ai “për ta marrë Luginën e Preshevës dhe për të mos dhënë asgjë”, ishte kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, në një emision të vitit 2011 në Radio Televizionin e Kosovës, Glauk Konjufca, atëherë deputet i Vetëvendosjes, tash kryetar i Parlamentit të Kosovës, kishte simpatizuar pikërisht këtë ide.

Në diskutim e sipër, Konjufca jo që nuk ishte kundër, por, për siç e quan ai, “shkëmbimin e territoreve”, thoshte se hap perspektivën për Luginën e Preshevës dhe madje nënkupton kurorëzim të sovranitetit të shtetit.

Akoma më larg, shkëmbimin e fuste në planin e përgjithshëm për Bashkimin Kombëtar.

“Sa i përket për shkëmbim territoresh, duhet ta sqaroj këtë pikë ndoshta edhe Lëvizja Vetëvendosje, sepse ne mendojmë që, shkuarja drejt asaj pune ku, natyrisht hapet edhe Lugina e Preshevës dhe rregullohen të drejtat e shqiptarëve atje”, deklaron Konjufca.

Më pas, duke vazhduar tezën e tij, shton se “çështja e Bashkimit Kombëtar i bie nëpër sovranitetin e Kosovës, andej është udha. Pa u bë Kosova sovrane nuk mund të ndodhë as kjo dhe na e shohim këtë si kurorëzim të sovranitetit të Kosovës”.

Konjufca kishte pasur një koment edhe për komunat serbe. Ato i quante krijesa të Slobodan Millosheviçit – gabim që duhej përmirësuar.

“Ne mendojmë se kjo puna e tri komunave të veriut është shumë problematike. Pse? Se Zveçani për shembull, Zveçani është komunë e Millosheviçit. Zveçani dhe Zubin Potoku janë komuna të vitit 1991. Kjo padrejtësi duhet të korrektohet. Ne nuk mundmi të implementojmë vendime të Slobodan Millosheviçit”.

Disa vite më vonë, kur u shpalos ideja për korrigjim/shkëmbim Vetëvendosja jo që ishte kundër idesë, por edhe kundër vetë diskutimit mbi idenë.

Kundërshtimi i madh opozitar kishte pamundësuar edhe debatin e mirëfilltë publik dhe refuzimin në parim të çështjes.

Kurti më pas, në një intervistë në gjuhën angleze për Euronews, deklaronte se “Kosova nuk mund të përfshihet në çfarëdo lloji të të ashtuquajturit shkëmbim territoresh dhe projekte të shkëmbimeve territoriale”.

“Të gjitha ato projekte në të kaluarën kanë dështuar dhe do dështojnë edhe në të ardhmen”, deklaronte ai.

Edhe vetë Konjufca diku pas nëntë vjetësh që kishte dhënë projeksionin se shkëmbimi nënkupton hapej për Luginën e Preshevës, e kishte kundërshtuar po të njëjtën ide.

“Është ndarje e Kosovës dhe nuk duhet të ndodhë”, deklaronte ai, duke e krahasuar me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Edhe Zajednica edhe shkëmbimi e kanë të njëjtin përfundim, ndarjen e shtetit tonë”.

Kjo nuk është e vetmja herë kur Vetëvendosje ndryshon qëndrimet në raport me çështje kapitale.

Njëjtë ishte thënë edhe për vetë procesin e dialogut, i cili refuzohej në parim. Kosova nuk duhej të ulej asnjëherë me Serbinë në tavolinë, nëse kjo e fundit nuk kërkon falej fillimisht, nuk kompenson dëmet e luftës dhe nuk kthen trupat e te pagjeturve që gjenden ne varrezat masive në Serbi.

Por, pak vite më vonë, me Vetëvendosjen në Qeveri, Kosova shkon vazhdimisht në bisedime. Për më tepër, i kërkon vetë ato, sikur rasti i fundit i krizës me targat serbe, kur Albin Kurti në konferencë për media deklaronte se ata kanë ftuar bisedime në Bruksel për të zgjidhur çështjen, por Serbia po refuzon.

Aliu në Preshevë: Beogradi mund të na bëjë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht
Liburn Aliu pritet nga kryetari i komunës së Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration