
Urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e fillimit të viti të ri shkollor, i uron nxënësve suksese të larta, duke qenë i gatshëm të lehtësojë mbarëvajtjen e këtij viti shkollor. Arifi në letrën drejtuar nxënësve, prindërve e mësimdhënësve i dëshiron suksese gjatë procesit edukativo-mësimor, duke i garantuar një ambient me kushte të mira për zhvillim të mësimit të rregullt./Titulli.com/ *****************************************************************************************************
Urimi i kryetarit Nagip Arifi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Shpreh bindjen time se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes. Lëvdata në këtë fillim vit mësimor meritojnë edhe prindërit të cilët besoj se do të kryejnë me mjaft përkushtim pjesën e detyrës së vet në drejtim të edukimit dhe avancimit të fëmijëve të tyre. Nga thellësia e zemrës përshëndes edhe ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore duke u dëshiruar plotë suksese të cilat urojmë të rezultojnë me karriera të begatshme. Siguroj si nxënësit, punonjësit arsimorë, ashtu edhe prindërit se komuna e Bujanocit do të mbështes edhe këtë vit procesin edukativo-mësimor. Ne kemi bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Padyshim se ndër më të gëzuarit do të jenë nxënësit dhe punonjësit arsimorë nga shkolla fillore “MuharremKadriu,“ në lagjen e strukarëve në Tërnoc, të cilët këtë vit shkollor do ta nisin në godinën e re, e cila është ndër më të bukurat jo vetëm në nivel rajoni por edhe më gjerë. Administrata komunale ka bërë mjaft edhe në aspektet tjera të cilat besojmë se do t’ua lehtësojnë mbarëvajtjen e këtij viti shkollor, përfshirë kuadrot, sigurimin e teksteve dhe mjeteve mësimore, etj. Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësi, mësimdhënësi, ashtu dhe prindi, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata. Andaj, me fat! Me respekt, Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit ******************************************************************************************************************* [caption id="attachment_27596" align="aligncenter" width="150"]