Arifi takon kryetarin e Prishtinës Rama, flasin edhe për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar Përparim Ramën kryetar i komunës së Prishtinës dhe ka foluir për procesin e regjistrimit dhe zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në takim nuk mori pjesë kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Levent Qazimi nga lista e APN-së.
Postimi i plotë në facebok nga Shqiprim Arifi:
Në Prishtinë, të mirëpritur për takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama
Përveç që e përgëzuam për punën e mrekullueshme në kryeqytet, e falenderuam për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese për procesin e Regjistrimit të Popullsisë në Luginë!
Z.Rama përcolli mesazh për zgjedhjet e ardhshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke na uruar proces të mbarë e demokratik!