Arifi: Rebalansi i buxhetit për vitin 2022 kaloi, vazhdojmë qeverisjen e mirë
Në seancën e pestë të kuvendit komunal ka kaluar rebalansi i buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2022, shkruan Titulli.com.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur se opozitarizmi në kuvend, ka dëshmuar se janë në rrugë të duhur për të mësuar dhe se ngadalë po bëhen konstruktiv.
“Rebalansi i buxhetit për vitin 2022, kaloi. Nuk do të jetë vit i lehtë për ta ridizajnuar një buxhet dukshëm të dëmtuar. Megjithatë, prioritetet e këtij buxheti do të shpalosen javëve në vazhdim”, ka shkruar Arifi.
Ai mbështeti këshilltarët për qasjen në punimet e kuvendit duke thënë se janë aty bashkë, për të vazhduar qeverisjen e mirë.
Në të njëjtën seancë kuvendi ka shkarkuar drejtorë të institucioneve publike komunale dhe ka emëruar ushtrues detyre./Titulli.com/