Ardita Sinani, pjesë e seancës parlamentare për gratë e politikës në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në një seancë të veçantë parlamentare para grave deputete si dhe asamblistëve të komunave të Kosovës, për fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike në shoqëri në të cilën mori pjesë edhe Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës."Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset evro-atlantike.Kur e them këtë, kam parasysh faktin se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm e real, nëse gjysma e popullatës nuk është e përfshirë në jetën publike dhe ekonomike të shoqërisë", tha Veseli.
Ai tha se barazia gjinore nuk është çështje e retorikës ditore politike e as standard formal apo dekorativ për të përmirësuar imazhin e këtij apo atij subjekti.
“Një faktor shumë i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të barabarta mes gjinive dhe avancimit të pozitës së femrës në shoqëri, padyshim është pavarësia financiare e femrës. Realizimi i plotë i buxhetimit gjinor është fitorja e radhës dhe me rëndësi të veçantë në luftën tonë të përbashkët”, theksoi kryetarja e Preshevës Ardita Sinani.